Kryetari i Komunës, në pajtim me dispozitat e Ligjit dhe Statutit të Komunës, ushtron përgjegjësitë e përcaktuara si vijon:
1. Përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj;
2. Udhëheq Ekzekutivin e Komunës dhe Administratën e saj dhe mbikëqyrë administrimin financiar të Komunës;
3. Ekzekuton aktet juridike të Kuvendit të Komunës;
4. Emëron dhe shkarkon Nënkryetarin e Komunës dhe ia propozon Kuvendit të Komunës kandidatin për Nënkryetar të Komunës për komunitete;
5. Nxjerr urdhëresa dhe vendime brenda fushës se kompetencave të tij;
6. Thërret dhe kryeson mbledhjet e Bordit të Drejtorëve dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen e punës së tij;
7. Emëron dhe shkarkon drejtorët e drejtorive komunale;
8. Shpall, rekruton dhe e largon Udhëheqësin e Personelit, në pajtim me Ligjin e aplikueshëm për Shërbimin Civil;
9. Paraqet propozim-buxhetin për miratim pas mbajtjes së konsultimeve të nevojshme në Kuvendin e Komunës dhe është përgjegjës i drejtpërdrejt për zbatimin e tij në pajtim me procedurat ligjore;
10. Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomike – financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në 6 (gjashtë) muaj apo kurdo herë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës;
11. Emëron dhe shkarkon këshilltarët e tij, të cilët i ndihmojnë në kryerjen e detyrave;
12. Organizon punën dhe drejton politikën e Komunës;
13. Propozon akte, vendime dhe rregullore komunale, të cilat i miraton Kuvendi i Komunës;
14. Kujdeset për zbatimin e legjislacionit që ka të bëjë me përgjegjësitë e Komunës;
15. I propozon Kuvendit të Komunës miratimin e rregullores së veçantë mbi kompetencat dhe përgjegjësitë e drejtorëve të drejtorive;
16. I propozon Kuvendit konstituimin, organizimin dhe mënyrën e punës së organeve komunale, si dhe krijimin e institucioneve dhe ndërmarrjeve;
17. E bënë caktimin apo ndarjen dhe koordinimin e përkohshëm të punëve dhe përgjegjësive në mes të drejtorive sipas nevojës, duke pasur për bazë lëmin apo projektin e caktuar;
18. Kujdeset për realizimin e publicitetit të punës së Kuvendit në raport me institucionet qendrore të Republikës së Kosovës dhe komunat e tjera;
19. Bartë përgjegjësitë tek anëtarët e Bordit të Drejtoreve dhe mbikëqyrë zbatimin e përgjegjësive të bartura;
20. Propozon projekte për zhvillimin komunal, planet rregullative dhe investuese dhe projekte tjera sipas nevojës;
21. Mund të kërkojë nga Kuvendi i Komunës që ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsideron se akti në fjalë e cenon legjislacionin në fuqi apo interesin e komuniteteve;
22. Konsultohet me Nënkryetarin për komunitete për çështjet që kanë të bëjnë më komunitetet jo shumicë në Komunë;
23. Në marrëveshje me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës e cakton rendin e ditës për mbledhjen e Kuvendit dhe merr pjesë aktive në mbledhjet e Kuvendit, Komitetit për Politikë dhe Financa dhe në mbledhjet e komiteteve dhe komisioneve tjera;
24. Kujdeset për zbatimin e Statutit dhe Rregullores së punës;