Sot në Komunën e Zveçanit u zhvillua një takim me zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale KFOR-Lindje, kolonel Sam Sargent, i cili do të marrë detyrën e komandantit, si dhe me komandantin aktual, kolonel Jonathan Lloyd.
Delegacionin e KFOR-it e prit kryetari i Komunës së Zveçanit, dr. Dragiša Milović, së bashku me nënkryetarin e komunës, z. Ivan Todosijević, dhe shefin e kabinetit, z. Nenad Radovanović.
Kryetari informoi përfaqësuesit e KFOR-it për situatën aktuale në Komunën e Zveçanit, me theks të veçantë në sfidat dhe rreziqet e sigurisë për periudhën që po vjen.
U bë veçanërisht e qartë shqetësimi lidhur me qëllimin e autoriteteve qendrore në Prishtinë për të filluar zbatimin e ligjit për të huajt dhe automjetet nga 15 marsi, i cili, nëse zbatohet ashtu si është paralajmëruar, mund të vështirësojë më tej jetën e qytetarëve dhe të destabilizojë situatën në terren.
Përfaqësuesit e Komunës theksuan se janë gjithmonë të hapur për bashkëpunim me KFOR-in dhe shprehën shpresën që e njëjta frymë bashkëpunimi të vazhdojë edhe me komandantin e ri, të cilit i dëshirojnë shumë suksese në kryerjen e detyrës.