Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Zveçanit, pata nderin që të shpall z. Veton Elshani, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, “Qytetar Nderi” i Komunës së Zveçanit, për kontributin e jashtëzakonshëm në forcimin e rendit, sigurisë dhe bashkëpunimit institucional në komunën tonë.
Gjithashtu, me mirënjohje të veçantë u nderua z. Halil Fejza, Komandant i Stacionit Policor në Komunën e Zveçanit, për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në përmbushjen e detyrës.
Falenderim të veçantë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e sigurisë në Komunën e Zveçanit.
Ky ishte fjalimi im gjatë seancës së Kuvendit Komunal:
“I nderuari Veton ELSHANI zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Të nderuar anëtar të Kuvendit komunal të Zveçanit
Të nderuar musafir,
Të nderuar përfaqësues të mediavë dhe zyrtarë të komunës.
Ju dëshirojë mirëseardhje në këtë mbledhje solemne me rastin e ndarjes të titullit Isa Boletini për shpalljen ,, Qytetar Nderi” i komunës së Zveçanit
Unë si kryetar i komunës së Zveçanit kam marrë iniciativ për ndarjen e titullit ,, Isa Boletini” për të shpall “Qytetar Nderi” zotri Veton ELSHANI zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, “Për rolin dhe kontributin e pashoq për krijimin e nje ambienti të sigurt për gjithë qytetarët e komunës së Zveçanit dhe më gjerë”, andaj kjo iniciativë u miratua nga Kuvendi i Komunës me datë 18.07.2025:
Zotri Elshani në emër të komunës së Zveçanit, ju uroj mirëseardhje në komunën tonë dhe ju falënderoj për punën , angazhimin, përkushtimin dhe vëmendjen e pandërprerë që keni treguar që të gjithë qytetarët ne komunës së Zveçanit të ndjehën të sigurt në një komunë ku mbretëron ligji dhe rendi Kushtetues i Republikës së Kosovës.
Me ndjenjat më të larta të nderimit dhe respektit, në emër të Komunes se Zveçanit më lejoni që sot, në këtë seancë solemne, të shpreh mirënjohjen dhe krenarinë e thellë për nderimin që po i bëjmë një figure të lartë shtetërore zotri Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Zveçanit
I nderuar zëvendës komandant Elshani,
Me këtë titull, ju bëheni jo vetëm mik i nderuar i Zveçanit, por edhe pjesë e historisë sonë të përbashkët, dhe i nderit tonë kolektiv.
Qofshë me jetë të gjatë zëvendës Drejtor zotri Veton Elshani!
Urime.”