Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Njoftime
Njoftimet
Raportet
Rregulloret
Shpalljet
Vendimet e Kuvendit
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Njoftime
Njoftimet
Raportet
Rregulloret
Shpalljet
Vendimet e Kuvendit

Dragiša Milović

Kryetari i Komunës së Zveçanit

Kryetari i Komunës, në pajtim me dispozitat e Ligjit dhe Statutit të Komunës, ushtron përgjegjësitë e përcaktuara si vijon:
1.    Përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj;
2.    Udhëheq Ekzekutivin e Komunës dhe Administratën e saj dhe mbikëqyrë administrimin financiar të Komunës;
3.    Ekzekuton aktet juridike të Kuvendit të Komunës;
4.    Emëron dhe shkarkon Nënkryetarin e Komunës dhe ia propozon Kuvendit të Komunës kandidatin për Nënkryetar të Komunës për komunitete;
5.    Nxjerr  urdhëresa dhe vendime brenda fushës se kompetencave të tij;
6.    Thërret dhe kryeson mbledhjet e Bordit të Drejtorëve dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen e punës së tij;
7.    Emëron dhe shkarkon drejtorët e drejtorive komunale;
8.    Shpall, rekruton dhe e largon Udhëheqësin e Personelit, në pajtim me Ligjin e aplikueshëm për Shërbimin Civil;
9.    Paraqet propozim-buxhetin për miratim pas mbajtjes së konsultimeve të nevojshme në Kuvendin e Komunës dhe është përgjegjës i drejtpërdrejt për zbatimin e tij në pajtim me procedurat ligjore;
10.    Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomike – financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në 6 (gjashtë) muaj apo kurdo herë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës;
11.    Emëron dhe shkarkon këshilltarët e tij, të cilët i ndihmojnë në kryerjen e detyrave;
12.    Organizon punën dhe drejton politikën e Komunës;
13.    Propozon akte, vendime dhe rregullore komunale, të cilat i miraton Kuvendi i Komunës;
14.    Kujdeset për zbatimin e legjislacionit që ka të bëjë me përgjegjësitë e Komunës;
15.    I propozon Kuvendit të Komunës miratimin e rregullores së veçantë mbi kompetencat dhe përgjegjësitë e drejtorëve të drejtorive;
16.    I propozon Kuvendit konstituimin, organizimin dhe mënyrën e punës së organeve komunale, si dhe krijimin e institucioneve dhe ndërmarrjeve;
17.    E bënë caktimin apo ndarjen dhe koordinimin e përkohshëm të punëve dhe      përgjegjësive në mes të drejtorive sipas nevojës, duke pasur për bazë lëmin apo projektin e caktuar;
18.    Kujdeset për realizimin e publicitetit të punës së Kuvendit në raport me institucionet qendrore të Republikës së Kosovës dhe komunat e tjera;
19.    Bartë përgjegjësitë tek anëtarët e Bordit të Drejtoreve dhe mbikëqyrë zbatimin e përgjegjësive të bartura;
20.   Propozon projekte për zhvillimin komunal, planet rregullative dhe investuese dhe projekte tjera sipas nevojës;
21.    Mund të kërkojë nga Kuvendi i Komunës që ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsideron se akti në fjalë e cenon legjislacionin në fuqi apo interesin e komuniteteve;
22.    Konsultohet me Nënkryetarin për komunitete për çështjet që kanë të bëjnë më komunitetet jo shumicë në Komunë;
23.    Në marrëveshje me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës e cakton rendin e ditës për mbledhjen e Kuvendit dhe merr pjesë aktive në mbledhjet e Kuvendit, Komitetit për Politikë dhe Financa dhe në mbledhjet e komiteteve dhe komisioneve tjera;
24.    Kujdeset për zbatimin e Statutit dhe Rregullores së punës;

25.    Ushtron edhe kompetenca të tjera të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo komiteteve të tij.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Njoftime
Njoftimet
Raportet
Rregulloret
Shpalljet
Vendimet e Kuvendit