Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mjedisi
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mjedis e Komunës së Zveçanit u bën thirrje publike të gjithë qytetarëve që të rregullojnë statusin e objekteve të tyre para skadimit të afatit ligjor.
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për legalizim është 31 dhjetor 2026.
Të gjitha informacionet lidhur me procedurën, ndihmën profesionale dhe konsultimet për plotësimin e kërkesave, qytetarët mund t’i marrin në zyrat e Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit, në KATIN E TRETË të ndërtesës së Komunës së Zveçanit, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00.