Sot, në Komunën e Zveçanit u mbajt një takim me komandantin e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonelin Sam Sargent.
Delegacioni i KFOR-it u prit nga kryetari i Komunës së Zveçanit, dr. Dragiša Milović, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Srđan Milosavljević, dhe shefin e kabinetit, Nenad Radovanović. Me këtë rast, kryetari i komunës i njoftoi të pranishmit me situatën aktuale të sigurisë në territorin e Komunës së Zveçanit.
Kryetari Milović theksoi se buxheti i Komunës së Zveçanit vazhdon të mbetet i bllokuar tash e më shumë se gjashtë muaj, gjë që vështirëson ndjeshëm funksionimin e administratës komunale dhe realizimin e shumë aktiviteteve dhe projekteve. Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për gjendjen e infrastrukturës dhe projektet zhvillimore, zbatimi i të cilave ende pritet.
Vëmendje e veçantë iu kushtua kompleksit “Rajska Banja”, ku ende janë të vendosur pjesëtarë të Policisë së Kosovës. U theksua se funksionalizimi i plotë i këtij kompleksi do të mundësonte hapjen e më shumë se 100 vendeve të reja të punës për të rinjtë, si dhe do t’u ofronte qytetarëve mundësi për trajtim shëndetësor, rehabilitim dhe pushim.
Në përfundim të takimit, kryetari Milović shprehu mirënjohjen për angazhimin e KFOR-it në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për përpjekjet e tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.
Komuna e Zveçanit do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, në interes të të gjithë qytetarëve të saj.