Kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragiša Milović, së bashku me nënkryetarin e komunës, Ivan Todosijević, dhe kryetarin e Kuvendit Komunal, Srđan Milosavljević, zhvilluan një takim me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë këtij takimi, Kryetari i Komunës e njoftoi Shefin e Misionit me gjendjen aktuale në Komunën e Zveçanit, duke theksuar sfidat kryesore me të cilat përballet komuna, në veçanti mungesën e kuadrit profesional dhe barrierat gjuhësore.
Në takim u diskutua gjithashtu për çështje me rëndësi për qytetarët, përfshirë rastet e arrestimeve të bashkëqytetarëve, si dhe mbylljen e objekteve nga autoritetet qendrore pa njoftim paraprak dhe pa pëlqimin e institucioneve lokale.
Përfaqësuesit e komunës paraqitën disa raste konkrete, në të cilat, sipas tyre, janë cenuar të drejtat themelore njerëzore dhe demokratike të qytetarëve, si dhe evidentuan vështirësitë në zbatimin e legjislacionit që ndërlidhet me të huajt dhe automjetet.
Udhëheqja e Komunës së Zveçanit rikonfirmoi përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, me qëllim të adresimit të sfidave dhe përmirësimit të kushteve për të gjithë qytetarët.