
Në mbledhjen e katërt të rregullt të Kuvendit Komunal të Zveçanit për vitin 2026, e mbajtur më 30 prill 2026, këshilltarët miratuan procesverbalet nga mbledhjet e mëparshme, raportin e punës së kryetarit të komunës për periudhën dhjetor 2025 – mars 2026, si dhe raportin mbi menaxhimin financiar për tremujorin e parë të vitit 2026.

Gjithashtu, u miratuan raportet e komisioneve përkatëse, përfshirë vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet dhe punimet në furnizimin me ujë në fshatin Zhazhë.

Po ashtu, u miratua kërkesa e shoqatës “Shapa” dhe Memorandumi i Mirëkuptimit që lidhet me trajtimin e qenve të braktisur në territorin e komunës.
