Në seancën e sotme të 10-të të rregullt të Kuvendit Komunal të Zveçanit, u shqyrtuan dhe u miratuan njëzëri vendimet e mëposhtme:
- U miratua procesverbali i mbledhjes së 9-të të rregullt të Kuvendit Komunal të Zveçanit.
- U miratua një vendim për ndalimin e përkohshëm të ndërtimit dhe të lëshimit të lejeve të ndërtimit (moratorium) brenda zonës kadastrale të Zveçanit, deri në miratimin e Planit Zhvillimor Komunal.
- U miratua një vendim për transferimin e mjeteve buxhetore nga kategoria “pagat dhe mëditjet” – konkretisht nga Drejtoria për Administratë te Drejtoria për Kadastër dhe Gjeodezi, si dhe te KL3.
Seanca u zhvillua në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar.