Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Njoftime
Njoftimet
Procesverbaali e Kuvendit
procesverbalet
Raportet
Rregulloret
Shpalljet
Thirrja per kuvend
Vendimet e Kuvendit
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Njoftime
Njoftimet
Procesverbaali e Kuvendit
procesverbalet
Raportet
Rregulloret
Shpalljet
Thirrja per kuvend
Vendimet e Kuvendit

LËNDA: NJOFTIM MBI MASAT PARANDALUESE PËR MBROJTJE NGA PËRMBYTJET

Në bazë të nenit 12, nenit 13 dhe nenit 37 të Ligjit nr. 04/L-027 për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera, Drejtoria për Situata Emergjente e Komunës së Zveçanit nxjerr këtë:

NJOFTIM

Me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga përmbytjet, mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve, si dhe mbrojtjes së të mirave materiale, Drejtoria për Situata Emergjente e Komunës së Zveçanit u rekomandon qytetarëve, veçanërisht pronarëve dhe shfrytëzuesve të objekteve që ndodhen pranë lumenjve, përrenjve dhe kanaleve të kullimit, që të ndërmarrin këto masa parandaluese:

  1. Të kontrollojnë rregullisht gjendjen e kanaleve të kullimit, pusetave dhe sistemeve të drenazhimit në parcelat e tyre dhe të kujdesen që ato të jenë të kalueshme, në përputhje me dispozitat në fuqi.
  2. Të mos hedhin mbeturina, materiale ndërtimore dhe sende të tjera në rrjedhat ujore dhe kanalet e kullimit.
  3. Në rast të paralajmërimit për reshje të dendura, të përcjellin paralajmërimet zyrtare meteorologjike dhe njoftimet e shërbimeve kompetente.
  4. Të ndërmarrin masa të përshtatshme për mbrojtjen e bodrumeve dhe hapësirave përdhese nga depërtimi i mundshëm i ujit.
  5. Pajisjet elektrike, dokumentacionin dhe sendet me vlerë, kur është e mundur, t’i zhvendosin në një vend të sigurt.
  6. Të mos kalojnë nëpër rrugë dhe ura të përmbytura dhe të mos hyjnë në ujë me thellësi të panjohur.
  7. Në rast të rrezikut të drejtpërdrejtë, të veprojnë sipas udhëzimeve të shërbimeve kompetente për mbrojtje dhe shpëtim.

Qytetarët që vërejnë kanale të bllokuara të kullimit, dalje të ujërave nga shtrati apo rrethana të tjera që mund të rrezikojnë sigurinë e njerëzve dhe pronës, mund të njoftojnë shërbimet përkatëse komunale. Në rast të rrezikut të drejtpërdrejtë, është e nevojshme të kontaktohen shërbimet emergjente kompetente.

Numrat e shërbimeve emergjente:

  • Policia: 192
  • Zjarrfikësit: 193
  • Ndihma e shpejtë mjekësore: 194
  • Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Zveçan: 064-664161

Ky njoftim ka karakter parandalues dhe informues dhe lëshohet me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e ndërmarrjes së masave për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

Në Zveçan, më 18.11.2026

DREJTORIA PËR SITUATA EMERGJENTE

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Njoftime
Njoftimet
Procesverbaali e Kuvendit
procesverbalet
Raportet
Rregulloret
Shpalljet
Thirrja per kuvend
Vendimet e Kuvendit